Kat Armendariz është një vajzë nga Texas që mori vëmendjen e të gjithëve pasi bëri një ‘selfie’ me motrën e saj, e cila ishte gati për të lindur.
Supozohej që ti qëndronte pranë të motrës, por nuk mund ti rezistonte momentit kur ajo po bërtiste nga dhimbjet ndërsa qëndronte e shtrirë në krevatin e një spitali.
Ajo e shpërndau fotografinë në rrjete sociale, duke e shoqëruar me tekstin: “Selfie! Ndërkohë që motra ime është gati të lindë një fëmijë.”
Arriti të merrte shumë klikime menjëherë, që ishin 496 mijë shikime dhe 1 mijë komente, ndërkohë që u shpërnda edhe në faqe të tjera.
Profesioni i Kat është fotografe, dhe në një intervistë për Mashable sqaroi se motra e saj nuk kishte dhimbje në atë moment dhe e quajti si një ndër gjërat më të bukura të asaj dite.

Organizatorët e ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998-1999” kë...
Konflikti në Lindjen e Mesme-Turqia aktor kyç për negociatat...
Ishte nisur drejt vendlindjes, vdes mërgimtari në aksident t...
Muriqi: Nëse kualifikohemi do të jetë si Pavarësi e dytë për...
Arrestohet një i dënuar për pastrim parash në Prishtinë
Çmimi i naftës-Rama: Bordi i Transparencës është vënë në lëv...