Këtë herë duket se dy viruse të rrezikshme janë përhapur me shpejtësi.
Bëhet fjalë për gripin japonez dhe atë australian.
Sipas mediave britanike, vdekjet nga gripi janë shtuar me 77 përqind.
Mes viktimave është edhe një adoleshente, e cila humbi jetën pasi u sëmur në shtëpi.
Heather Teale, mamaja e 18-vjeçares Bethany Walker tha se ka mbetur e tronditur.
Gripi i kaloi në pneumoni dhe një ekip prej tetë mjekësh nuk ia shpëtoi jetën, edhe pse bëri të pamundurën.
Simptomat e gripit vijnë shumë shpejt dhe zgjasin për një javë ose më shumë.
Simptomat përfshijnë temperaturë mbi 38 gradë, dhimbje koke, lodhje, kollë gjoksi, dhimbje barku dhe humbje oreksi.
Fëmijët po ashtu mund të kenë dhimbje në veshë dhe mungesë energjie.
Gripi prek veçanërisht të moshuarit mbi 65 vjeç dhe gratë shtatzëna.
Zyrtarët e shëndetit thonë se marrja e vaksinës çdo vit është mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga gripi./Mapo/
Krichbaum takime në Tiranë për integrimin e Shqipërisë në BE
Ukraina, Rusia dhe SHBA nisin bisedimet për fundin e luftës
SHBA-ja nis luftanije drejt Iranit, OKB paralajmëron për num...
Prokuroria e Gjakovës nis hetimet për manipulim të votave në...
Stuhi bore në SHBA, anulohen mijëra fluturime
Shqiptari i zhdukur në Jezercë, gjendet në Budakovë të Suhar...