Kështu thuhet në një studim të gjerë në lidhje me zakonet seksuale të britanikëve.
Sipas BBC, 11 përqind thonë se kanë vizituar qendrat e njohura të turizmit seksual si Bangkokun apo Amsterdamin.
Në studim thuhet se janë profesionistët e rinj më shumë se të moshuarit e vetmuar, ata që paguajnë për seks.
Vetëm 0.1 përqind e femrave nga mosha 16-74 vjeç thonë se kanë paguar për të bërë seks.
Nga 6.108 meshkuj të marrë në studim, 3.6 përqind thonë se kanë paguar për seks gjatë pesë viteve të fundit dhe 1.1 përqind thonë se kanë paguar për seks vitin e fundit.
Meshkujt që kanë paguar për seks kanë në mesatare dyfishin e partnereve seksuale- 32, krahasuar me mesataren 14.
Thuajse dy të tretat e atyre që kanë paguar për seks thonë se e kanë bërë diçka të tillë jashtë vendit, në Europë apo në Azi si destinacionet kryesore.
Grupi që ka paguar më shumë për seks janë meshkujt në fund të të njëzetave apo në fillim të të tridhjetave.
Gjendet pa shenja jete një 86-vjeçar në shtëpinë e tij në Ra...
Italia heton turizmin e snajperëve në Sarajevë gjatë luftës ...
Vazhdon rënia e Bitcoin-it
Ishulli grek ofron akomodim falas për ata që kujdesen për ma...
Rinia e PDK-së zhvillon sot aksion simbolik para ndërtesës s...
MPB lanson linjën 0800 pa pagesë për Ligjin për të Huajt dhe...