Shpesh është e vështirë të mobilosh shtëpinë, por akoma më e vështirë mbetet përzgjedhja e ngjyrës së përshtatshme për ambjentin tuaj.
Spektri i ngjyrave është mjaft i gjerë por vetëm disa prej tyre njihen si ngjyrat të cilat përveç kolorit që i japin ambjentit janë edhe relaksuese dhe të përshtatshme për shikimin tonë.
Shumë ngjyra përzgjidhen për ndjesinë e relaksit, qetësisë dhe pozitivitetit që ato përcjellin tek ne. Ja cilat janë disa prej tyre
Blu në jeshile
Po aq ngjyrë sa i jep dhomës tuaj aq edhe e qetë është kjo nuancë. Gjithashtu kjo ngjyrë mendohet si më e përshtatshmja për një ambjent ndenjeje sa më relaksues

Rozë e lehtë
Roza është gjithashtu perfekte për të lyer dhomën tuaj të ndenjes për ta bërë atë sa më të ngrohtë dhe familjare.
Gri
Ja se si të modeloni ambjentin tuaj të ndenjes pa krijuar ndjesi kaotike në të. Zgjidhni një ngjyrë neutrale, qetësuese si grija dhe përdorni të njëjtin model në disa orendi apo aksesorë të atij ambjenti, si vija në perde, dysheme dhe karrige në këtë dhomë kaq të gjallë.
Livando
Dhe pse është menduar gjithnjë si një ngjyrë e theksuar, ajo mund të jetë relaksuese kur një ngjyrë e errët është përdorur në të gjithë dhomën.

Bluja e qiellit
Ëndrrat e ëmbla janë bërë nga ngjyra blu e qiellit. Jo vetëm që është qetësuese, por mund të shkojë me pothuajse çdo stil dekorimi. Sigurisht që kjo është ngjyra e përkryer për dhomën tuaj të gjumit ose të fëmijëve tuaj.
Ngjyra e kremit
Kjo është një ngjyrë po aq e lehtë dhe e ëmbël sa është edhe qëtësuese dhe përveç kësaj i jep shumë dritë ambjentit tuaj të brendshëm.
Masakra në Sydney, Trump: Ahmed al Ahmed shumë i guximshëm, ...
Dhjetëra të vdekur nga përmbytjet e menjëhershme në Marok
Ylli i Bournemouth në “radarin” e Manchester Uni...
BE-ja diskuton për mbështetjen e Kinës për Rusinë, përfshirë...
Peleshi pret ambasadorët e Vendeve të Ulëta dhe Suedisë
VV nesër mban tubim elektoral në Prishtinë