Në shtëpi, punë, në transportin publik, në restaurant…kudo…bakterie ka kudo.
Por mikrobilogia Gerba Charles ka thënë për “Washington Post” se janë zbuluar vendet më të pazakonshme që përmbajnë sasi të madhe të mikroorganizmave, transmeton portali arbresh.info
Në shtëpi, fakti i thjeshtë i veshjes së rrobave na vë në kontakt me mikrobet. Sipas specialistit, viruset, hepatitis dhe salmonella janë disa nga “agjentët” që mund të depërtojnë në rrobat e përditshme, sidomos kur larja e tyre nuk bëhet si duhet, ose është bërë më ujë shumë të ftohtë, duke lejuar kështu mosasgjësimin e mikrobeve dhe bakterieve.
Në kuzhinë, lavamani dhe sfungjeri janë vendet më të ndyra.
Gjatë rrugës për në punë, rreziku i marrjes së sëmundjes është gjashtë herë më i madh kur hipni në autobus ose në metro, ose kur udhëtoni me biçikletë ose makinë. Specialistja thekson se parandalimi efektiv është përdorimi i një xheli antibakterial para dhe pas prekjes së vendeve, siç janë shufrat mbështetëse në autobus, për shembull. Ajo shton se telefoni celular i thjeshtë mund të ketë më shumë se 100 mijë bakterie.
Në vendin e punës, bakteriet janë më të përqendruara te butonat e ashensorëve, pullat e derës dhe sidomos te lavamani dhe artikujt e ndarjes, si aparati i kafes. Banjo gjithashtu është vend i “ndotur”.
Edhe kur hani drekë në restaurant nuk shpëtoni nga bakterit, pasi mikrobet janë paraqitur në meny.
Të rrezikuar janë edhe ata që kalojnë në supermarket para se të hyjnë në shtëpi, sepse një sasi e konsiderueshme e mikrobeve gjenden në karrocat e pazarit dhe shportat plastike./arbresh.info/
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...