Një nënë ka shpërthyer në lot kur ka kuptuar në ditën e dasmës së gruaja e djalit të saj ishte në të vërtetë vajza e saj që kishte humbur prej kohësh.
Gruaja besohet se e dalloi vajzën përmes një shenje në dorë, shkruan The Sun, transmeton portali arbresh.info
Ribashkimi mes lotëve ndodhi në Suzhou, provinca Jiangsu në Kinë në 31 mars.
Pasi zbuloi shenjën e dallueshme, gruaja pyeti prindërit e nuses nëse e kishin adoptuar vajzën më shumë se 20 vjet më parë, raporton Times Noë Neës.
Është raportuar se familja e saj është tronditur nga pyetja, e cila prej kohësh ishte sekret, por në fund ata pranuan se e gjetën foshnjën buzë rrugës.
Nusja nuk ishte plotësisht në dijeni të historisë së saj të vërtetë të lindjes dhe më vonë e përshkroi momentin si “më të lumtur se vetë dita e dasmës”.
Natyrisht, ajo u shqetësua se do të martohej me vëllain e saj më të madh, derisa gjërat morën një kthesë tjetër të çuditshme.
Në fund është zbuluar se edhe djali ishet birësuar, kështuqë ata nuk ishin vëlla e motër biologjikë.
Besohet se gruaja birësoi djalin pasi nuk arriti të gjente vajzën e zhdukur, pavarësisht se e kishte kërkuar me vite të tëra.
Nusja thuhet se ishte “lehtësuar” dhe në fund të fundit ata vazhduan ceremoninë e martesës./arbresh.info/
Kryeministri i Bahamas: Ky është fillimi i një marrëdhënie q...
OKB: Uria në Gaza ka përfunduar, por situata mbetet kritike
Kurti premton 3.2 milionë euro për ndërtimin e rrugës Malish...
Në Rahovec gjenden mbetje mortore që dyshohet të jenë të një...
Komandanti i FSK-së takohet me shefin e Mbrojtjes së Lituani...
Haradinaj: Njohje nga Bahamas e rëndësishme, avancimin ndërk...