Një grua sjell në jetë dhjetënjakë. Rekordi i ri është vendosur në Afrikën e Jugut, në spitalin e Pretorias, ku nëna 37-vjeçare ka nxjerrë në dritë dhjetë fëmijë, të gjithë në shëndet të plotë. Mjekët kishin arritur të dallonin vetëm 8 fëmijë gjatë shtatzënisë.
Lajmi është bërë i ditur nga mediat lokale në provincën afrikano-jugore të Gauteng. Kjo lindje thyen rekordin e nënës nga Maroku, që një muaj më parë solli në jetë 9 fëmijë.
Çifti ka bërë të ditur se shtatzënia ka qenë natyrale dhe nuk i janë nënshtruar asnjë trajtimi për fertilitetin. Fëmijët, 7 djem dhe 3 vajza kanë lindur në javën e 29 të shtatzënisë, me lindje cezariane. Ndërkohë 37-vjeçarja është nënë edhe e dy binjakëve 6-vjeçarë.
Haziri për Vjosa Osmanin: Nëse do të kandidohej, LDK do ta d...
Osmani takon përfaqësuesit e NATO-s, vlerëson rolin e NALT-i...
Kuvendi pre e një sulmi kibernetik, izolohet rrjeti pas fshi...
Costa: BE duhet të përgatitet për zgjerimin e ardhshëm
Lufta në Iran, Pentagoni: Rreth 140 ushtarë amerikanë të pla...
‘Krabeni’ e ‘Makazze’ me ekipet e tyre sigurojnë play-offin ...