Një grua nga Alabama e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vajza e saj humbën jetën në dy aksidente të ndryshme brenda 30 minutash mëngjesin e së martës në SHBA.
Oficeri Tom Wilson tha se viktimat janë identifikuar si 39-vjeçarja Julie Yates Patterson dhe vajza 8-vjeçare, Elizabeth Patterson. Aksidentet ndodhën 7 milje larg njëri-tjetrit, tha oficeri.
“Makina e grua u përfshi në një aksident të rëndë pasi u përplas me një tjetër automjet dhe rreth 30 minuta më vonë, vajza e saj u përplas nga një veturë teksa kalonte rrugën,” tha Wilson për Huffington Post.
Ai raportoi se të dy aksidentet ndodhën në rrugën “117” në Alabama, pranë shtëpisë së familjes së tyre. Sipas policisë, aksidenti në të cilin u përfshi Julia Patterson la edhe dy të plagosur që u dërguan menjëherë në spital.
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Ademi në ceremoninë e “Laureatëve të Vitit 2025”...
“Serbia është anija kryesore e Rusisë në Ballkan”, Joseph: K...
Deri 40 minuta pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Hamza nga Prizreni: Me qeverisjen time, një fillim i ri për ...
Barça e mbyll vitin me fitore, triumfon në udhëtim tek Villa...