Disa njerëz gjithmonë vonohen. Me siguri se e njihni një person me të cilin ndoshta dy javë paraprakisht e keni caktuar datën dhe orën kur do të takoheni, por prapëseprapë duhet ta pritni edhe 20 minuta tjerë.
Personat e tillë çdo herë që shfaqen e japin një arsyetim për vonesën e tyre, transmeton Telegrafi.
Pavarësisht sa alarme i aktivizojnë në telefon, thjesht nuk ka kush i ndihmon personat me këtë problem.
Në fakt, shumë hulumtime janë kryer për t’i kuptuar personat e tillë.
Alfe Kohn, profesor i cili e analizon sjelljen njerëzore, thotë se personat e tillë janë të “papërgjegjshëm”, dhe se kjo nuk ua arsyeton vonesën.
Kohn i thekson disa arsye se përse disa njerëz vonohen gjithmonë – një ndër to është se duan vëmendje kur të arrijnë të fundit, ose se janë shumë të preokupuar me jetët e tyre dhe nuk ua ndien nëse dikush i pret.
Por ka edhe persona tjerë të cilët thjesht nuk preferojnë të arrijnë më herët, sepse nuk ndihet rehat t’i presin tjerët dhe kështu vonohen vet!
Exit Poll i UBO-s: NISMA nuk e kalon pragun
Exit Poll-i i UBO-s: VV e para me 45.7%, e dyta PDK me 22% d...
Mbyllen vendvotimet në Kosovë
Zgjedhjet në veri pa incidente, Policia ndalon hyrjet ilegal...
Lamine Yamal shpallet “Sulmuesi i Vitit” nga “Globe Soccer A...
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...