Mjekët australianë kanë paralajmëruar prindërit e fëmijëve të porsalindur lidhur me pasojat që mund të ketë lidhja dhe mbështjellja me pelena.
Praktika e lidhjes së bebes, shumë e ndjekur edhe në Shqipëri, mund të çojë edhe në nevojën për operacion në zonën e legenit.
Metoda e lidhjes së bebeve përdoret shpesh për t’ua qetësuar atyre dhimbjet e barkut dhe për t’u ndihmuar të flenë, madje shihet edhe si një mënyrë për të parandaluar vdekjen e papritur të tyre.
“Në komunitetin e mjekëve ortopedë të Amerikës së Veriut, Britanisë së Madhe dhe Australisë, lidhja e bebeve është një shqetësim në rritje. Ajo mund të çojë në zhvillimin e displazisë së legenit”, thonë ata.
Fëmijët duhet të jenë të lirë që t’i lëvizin këmbët dhe t’i përkulin në “pozicionin e bretkosës”, thonë mjekët.
57 vota për, 48 kundër – s’miratohet shmangia e afateve proc...
Haxhiu: Kur gratë përfshihen, shoqëria përparon
Murati: Opozita mund t’i parandalojë zgjedhjet nëse propozon...
Tahiri: Seanca e 27 prillit të mbahet pasdite, shkak homazhe...
Nagavci kërkon nga PDK dhe LDK propozimin e tre kandidatëve ...
Diaspora nis peticionin për mbledhjen e nënshkrimeve për zgj...