Ftohja e motit ka sjellë një rritje të numrave të të infektuarve me koronavirus dhe kjo po ndodh për shkak të sistemit të dobët imunitar që kanë njerëzit në ditët e dimrit.
Mjeku nga Turqia, Dr. Lektori Merve Işkın ka ndarë me lexuesit recetën e një supe dimri, e cila mund të rrisë edhe sistemin imunitar, shkruan CNN turk, transmeton portal arbresh.info
Sipas tij, në ditët e dimrit qytetarët duhet të konsumojnë sa më shumë ushqime që forcojnë sistemin imunitar,prandaj ai këshillon që të përgatisni këtë supë e cila përmban xhenxhefil dhe shafran të Indisë.
“Ne duhet të kujdesemi që të përdorim xhenxhefil dhe shafran i Indisë në supat tona, veçanërisht në muajt e dimrit,” tha ai.
Përbërësit për supën:
1 qepë
2 degë selino
2 lugë qumësht
2 karrota
1 kungull i njomë
1 lugë e vogël piper i zi
Për kremin e supës:
2 lugë miell
½ gotës kos
1 të verdhë të vezës
Limon
Kripë
Xhenxhefil
Shafran i Indisë
Piper i zi
Dr. Lektori Işkın shpjegoi se si të bëjmë supë si më poshtë:
Në një enë hudhet pak gjalpë, ose 4 lugë vaj. Qepët priten në copa dhe fërgohen. Perimet tjera gjithashtu priten në copa të vogla dhe vendosen për t’u fërguar. Pasi të jenë fërguar perimet, shtoni 6 gota ujë dhe lëreni të zihen në temperaturë mesatare. Në fund shtohen erëzat tjera, xhenxhefilin dhe shafranin e Indisë. Kur shërbehet, mund të shërbehet me majdanoz të grirë hollë.
Përgatitja e kremit të supës:
Gjysmën e gotës me kos hidhni në një enë. Shtoni miellin, kripën, të verdhën e vezës dhe përzieni mirë. Pastaj shtoni disa pika limon. Këtë përzierje e shtoni në supë ngadalë dhe përzieni vazhdimisht.
Ju bëftë mirë!/arbresh.info/
Paralajmërimi i ambasadës së SHBA-së, MIA: S’ka informacione...
“Do ngremë kompaninë publike për naftën”, Rama: Do të futemi...
48-vjeçari shqiptar dënohet me 25 vjet burg për trafikim dro...
Oferta të ndryshme për Lewandowskin, ndër to edhe Barça
Furnizoi me naftë avionët amerikanë, Irani paralajmëron Bull...
Familjarët mbushin gjykatën në Greqi për tragjedinë e rëndë ...