Shkrirja apo djegia e fijeve të holla të veshjeve nuk e dëmton sipërfaqen e hekurit, por mund të dëmtojë veshjet e tjera teksa i hekurosni.
Kjo gjë mund të çojë në krijimin e një shtrese të djegur në sipërfaqen e hekurit, ndaj për të parandaluar këtë gjë njësoj siç pastroni orenditë e tjera shtëpiake, duhet të pastroni dhe hekurin.
Gjithmonë hekurosni pëlhurat delikate si najloni dhe mëndafshi në temperaturë të ulët, ndërsa pambukun apo pëlhurat e leshta mund të durojnë temperaturat e larta.
Për të eleminuar shtresën e djegur, por pa dëmtuar sipërfaqen e hekurit provoni sodën e bukës që ka një efekt gërryes. Lagni një copë dhe në të hidhni një lugë çaji sodë buke. Pasi të jetë përthithur pak nga copa e njomë , filloni të pastroni sipërfaqen e hekurit. Mund të shtypni butonin e avullit për të larguar çdo grimcë të mbetur e më pas fshijeni me një peshqir të thatë.

Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës