Po i afrohemi fundit të verës dhe, siç duket, as sivjet nuk janë shanset për ta pasur një trup muskulor të cilin e kemi ëndërruar.
Por, mos u brengosni. Nuk është gjithçka keq, pasi që disa hulumtime të reja thonë se femrat i preferojnë meshkujt që kanë disa kile më shumë, transmeton Telegrafi.
Hulumtuesit e universitetit Yale na kanë rritur vetëbesimin duke na sugjeruar se femrat joshen më shumë nga meshkujt që kanë pak bark të fryrë.
Në fakt, studimi gjithashtu ka zbuluar se të qenit baba dhe pak i vjetër i bën meshkujt edhe më joshës në sytë e femrave.
Të pasurit fëmijë është indikator i pjellorisë, gjë e cila e rritë joshjen natyrale, e kjo është kryesisht rezultat i evolucionit.
Në anën tjetër, Richard Bribiescas, profesor i antropologjisë, thotë se të pasurit ekstra-peshë mund të na sjell përfitime në sistemin e imunitetit dhe të na rritë jetëgjatësinë.
Veç kësaj, profesori gjithashtu thotë se të pasurit peshë më shumë i bën baballarët më të prirë të investojnë kohë në fëmijët e tyre në vend se të kërkojnë të dashura tjera.
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...
Arrestohet Arianit Sllamniku
Kurti nga Davosi premton transparencë dhe llogaridhënie
Kreu i OKB anulon pjesëmarrjen në Davos
Dallaveret me lejet e armëve, Prokuroria kërkon paraburgim p...
Kamerat e sigurisë “kapin” mbi 1 mijë e 300 shkelje në trafi...