Të gjithë kemi flirtuar të patën një herë në jetë. Ju ka ndodhur me atë djalin/vajzën tërheqëse, ndërsa ndodheshit me miqtë të ulur në banak, me kryqëzimet e shikimeve në lokal apo në rrugë, me përkëdheljen që i bëni flokëve, me ndërrimin e këmbëve, me prekjen e mjekrës, e shumë teknika të tjera, të cilat i bëjmë në mënyrë të vetëdijshme ose jo. Por së fundmi një mënyrë e mirë për të filtruar është edhe ajo me anë të mesazheve në celular, apo në mediat sociale. Ja çfarë zbulojnë shenjat e horoskopit për ju:
Dashi Në përgjithësi mesazhet e Dashit përfundojnë me “lol”, “hahaha”, “hihi”, shoqëruar me emoji-t përkatës. Ndoshta ju mendoni se ajo që i shkruani i bën për të qeshur, por në të vërtetë kjo është mënyra e tyre për të përkëdhelur.
Demi Mesazhet e Demit janë të mbushura me pyetje të pafundme. Kjo është mënyra e tyre për të mbajtur bisedën të gjallë.
Binjakët Nëse në “inbox”-in e telefonit tuaj gjenden 85 mesazhe, dijeni që 84 prej tyre i ka dërguar një person i shenjës së Binjakëve. U pëlqen të dërgojnë mesazhe të shkurtra me një ose dy fjali.
Gaforrja Gaforret janë romantikë të lindur. U pëlqejnë mesazhet e gjata sa një çarçaf. Kjo është mënyra e tyre e vetme për të treguar që ju kanë për zemër. Luani Mendoni se Luani ka kohë të flirtojë me mesazhe? Imazhi shet gjithçka dhe Luani e di këtë më së miri. I pëlqen të dërgojë sa më shumë foto.
Virgjëresha Për një Virgjëreshë mënyra më e mirë për të arritur në zemrën e dikujt është duke u përkëdhelur si fëmijë. I pëlqen shumë të dërgojë “gif” dhe ikona me mace, bebe dhe fytyra të lumtura.
Peshorja Peshorja është gjithmonë e zënë me punë. Praktikisht nuk ka kohë për asgjë, madje as për të dërguar një mesazh. Mesazhet e saj janë shumë pragmatike.
Akrepi Akrepi nuk di si të fshehë ndjenjat. Mesazhet e tij janë shumë të qartë dhe koncizë.
Shigjetari Duket sikur Shigjetari nuk ka asnjëherë kohë për t’iu kthyer përgjigje. Në të vërtetë në shumicën e kohës ai kthen përgjigje shumë vonë.
Bricjapi Bricjapi është i varur plotësisht nga përdorimi i ikonave. Mendon se mes tyre mund të shprehë më së miri emocionet dhe ndjenjat e tij.
Ujori Për Ujorin, biseda ballë për ballë është shumë herë më e natyrshme për të flirtuar dhe për të shprehur ndjenjat. Mesazhet e tyre janë shumë të thatë dhe praktikë.
Peshqit Peshqit kanë dëshirën e mirë dhe vullnetin për të shkruar edhe në orën 02:00. U pëlqen të shprehin gjithë emocionet e tyre me anë të fjalëve.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot