Për shenjat e Zjarrta seksi është lojë, Tokësorët vështirë relaksohen pa emocione, ndërsa Ujorëve asgjë nuk u është e pazakonshme, janë fantastikë dhe me plot epsh.
Dashi, Luani, Shigjetari
Këto shenja nuk i duan situatat e mërzitshme, nuk i duan gënjeshtrat dhe paqartësitë. Lidhuni me ta dhe do të përjetoni çaste kënaqësie që do t’i mbani gjatë në mend. Seksi në çdo vend të pazakonshëm do t’i lirojë epshet e tyre.
Këshillë: Mos i ngarkoni me gjëra të parëndësishme dhe mos ngufatni individualitetin e tyre, sepse zjarri nuk bën të pengohet. Liria për ta është sinonim i seksualitetit, transmeton Telegrafi.
Demi, Virgjëresha, Bricjapi
Shenjat Tokësore vështirë lirohen dhe nuk hyjnë në lidhje seksuale lehtë. E para, patjetër duhet të lidhen me dikë, aq më parë Bricjapi, në mënyrë që të shkohet edhe në shtrat. Virgjëresha insiston në përputhshmëri intelektuale, për ta dukja e partnerit është më pak e rëndësishme.
Këshillë: Përmirësojani humorin me disa gjeste të bukura. Natyra, malet dhe ushqimi i shijshëm janë afrodiziakët e tyre.
Binjakët, Peshorja, Ujori
Sfidojeni mendjen e tyre, realizoni ndonjë fantazi të tyre. Mos iu bëni i mërzitshëm, më pak fjalë – më shumë vepra. Shenjave Ajrore lehtë është t’ua zgjoni interesimin, mirëpo vështirë i mbani afër vetes.
Këshillë: Ndiqni dëshirat e tyre dhe përpiquni që të mos bëheni xheloz, sepse xhelozia i pengon. Ata mund të realizojnë çdo fantazi seksuale, për ta nuk ka pengesa kur është fjala për seksin.
Gaforrja, Akrepi, Peshqit
Shenjat Ujore janë me plot fantazi, sensualitet dhe epsh. E donë seksin dhe asgjë nuk u është e pazakonshme dhe e ndaluar. Nëse u pëlqeni si person, nuk do t’i kushtojnë shumë kujdes dukjes suaj.
Këshillë: Muzika, çokollata e ngrohtë, filmi i mirë, vera cilësore, afrodiziakët janë ato që nuk mund t’u rezistojnë.
Aksident mes dy kamionëve në Leposaviq, pa të lënduar
Dosja Epstein, Clintonët sot dhe nesër dëshmojnë para Kongre...
Arrestohet një person në Vërmicë për disa vjedhje të rënda
Zhduket një i mitur në Drenas
Tentim-grabitje me thikë në një market në Lipjan
Pranuan 400 euro ryshfet, arrestohen dy zyrtar të KEDS-it në...