Fëmijët që kalojnë më shumë se katër orë duke luajtur me smartfonë, tabletë ose video lojëra janë më në rrezik të humbin gjumë.
Një studim zbuloi se të rinjtë nën moshën dhjetë vjeçe që kalojnë më shumë se katër orë në ‘pajisje elektronike portative’ brenda një dite, janë dy herë më shumë të rrezikuar që të kenë probleme me gjumin, transmeton lajmi.net.
Pajisjet portative mendohet të jenë më të dëmshme sesa shikimi i televizorit, për shkak të përdorimit të këtyre të parave nga fëmijët në dhomat e errëta, pa prezencë drite përreth.
Hulumtimi u krye nga Universiteti shtetëror i San Diegos, i udhëhequr nga Dr. Jean Twenge, nga Departamenti i Psikologjisë.
Për shkak të pajisjeve elektronike që ndikojnë në gjumë, Akademia Amerikane e Pediatrisë, Shoqata Kanadeze e Pediatrisë dhe Departamenti Australian i Shëndetësisë këshillojnë fëmijët të qëndrojnë jo më shumë se dy orë përpara ekranit.
Studiuesit besojnë se studimet e ardhshme duhet të hetojnë kohën e saktë që duhet kaluar në këto pajisje teknologjike, me qëllim që të mos ndikojnë ato në gjumin e fëmijëve.
Kurti për Osmanin: S’mendoj se president duhet të jetë dikus...
Kurti synon 60% në zgjedhjet e 7 qershorit
Kurti: Nis programi i trajnimeve për siguri kibernetike për ...
Iseni për incidentin gjatë protestës: Janë ndaluar dy shqipt...
Kurti: Besoj këto zgjedhje janë të fundit për këtë vit
“Disa dashuri ruhen në heshtje”, Blerando i jep fund beqaris...