Mbretëresha Elizabeta II ka urdhëruar djalin e saj Princ Charles dhe Princeshën Diana që të divorcoheshin, thotë ish-shërbëtori i Dianës.
Në një intervistë për mediat australiane, Paul Burel, i cili ishtë shërbyesi i parë i princeshës Diana, ka deklaruar se ‘Diana nuk ka kërkuar divorc, ka kërkuar që Charles dhe ajo të bëjnë jetë të ndarë’, transmeton portali arbresh.info

Mirpo, ai sqaron se Diana kishte marrë një letër nga Mbretëresha Elizabeta II ku i kërkohej që të divorcohej me djalin e saj.

Çifti zyrtarisht u divorcua në vitin 1996, pas katër viteve të ndarjes. Një çështje e rëndësishme në procesin e shkurorëzimit ishte e drejta e Dianës për të mbajtur titullin mbretëror “Princesha e Uellsit”, pa të cilën ajo do të humbiste çdo lidhje me familjen mbretërore.

Në fund, Diana e cila ndërroi jetë në vitin 1997, mbajti të drejtën e saj për titullin dhe apartamentet e saj në Kensington Palace.
Komentet e tij vijnë pas transmetimit të dokumentarit mbi jetën sekrete të princeshë Dianës në Channel 4./Arbresh.info
Qemajl Aliu betohet për mandatin e dytë si kryetar i Shtimes
Imri Ahmeti betohet si kryetar i Lipjanit për mandatin e kat...
Prishtina 01 synon çerekfinalen në Ligën e Kampionëve të fut...
Putin sfidon Trump? I premton Indisë furnizim me naftë, SHBA...
Shtyhet seanca për Erion Veliajn
Krasniqi uron kryetarët e rinj pas seancave inauguruese në K...