Ekspozimi i pakontrolluar në diell, dehidratimi, çrregullimet hormonale dhe veprimi i radikaleve të lira janë disa nga shkaqet që çojnë në shfaqjen e shenjave dhe rrudhave të para në fytyrë.
Maska e mëposhtme largon nga fytyra shenjat e lodhjes dhe rrudhat, duke e bërë të duket më e shëndetshme se kurrë më parë. Për një rezultat më të mirë, këshillohet ta përdorni një herë në tre ditë.
Përbërësit: një lugë gjelle pure domatesh, tre lugë gjelle lëng karotash, një lugë gjelle niseshte, tre lugë gjelle pure karotash dhe një lugë gjelle qumësht.
Përgatitja: Përziejini të gjithë përbërësit një nga një, duke ndjekur radhitjen e mësipërme, derisa të formohet një masë kremoze. Më pas aplikojeni në të gjithë sipërfaqen e fytyrës dhe qafës. Mbajeni 20-30 minuta derisa lëkura ta përthithë dhe shpëlajeni me ujë të ftohtë, ku duhet të hidhni paraprakisht disa kuba akulli.
I gjithë sekreti i kësaj maske qëndron tek përbërësit e saj. Domatet janë një nga perimet më të pasura me vlera ushqyese. Ato përmbajnë vitaminë A, B6, C, E, K, hekur, zink, antioksidantë dhe acid malik që është shumë i rëndësishëm për rigjenerimin e lëkurës.
Karota është gjithashtu një depo e vërtetë vlerash ushqyese, shkruan noa.al. Qumështi është i pasur me acid laktik, çelësi i një lëkure të shëndetshme dhe të bukur.
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur