Situata stresuese, mbingarkesë në punë, mungesë gjumi, probleme shëndetësore, të gjitha këto faktorë e dëmtojnë lëkurën në fytyrë duke shkaktuar shfaqje të parakohshme të rrudhave dhe njolla të ndryshme.
Më poshtë do të gjeni një maskë për fytyrën shumë efikase, që do t’i rikthejë asaj shkëlqimin dhe ju do të ndiheni më mirë me pamjen tuaj të jashtme.
Maska me kastravec ju ndihmon për të luftuar kundër puçrrave dhe është e nevojshme për fytyrat me yndyrë. Ajo gjithashtu heq qeskat poshtë syve dhe rrathët e errët të syve.
Përbërësit: 1 lugë çaji mente, 1 lugë çaji lëng limoni, ½ kastravec dhe 1 vezë
Përgatitja
Hidhni në mikser kastravecin dhe menten. Më pas shtoni lëngun e limonit dhe vezën.
Përbërjen e përftuar vendoseni në frigorifer për rreth 10-15 minuta. Nxirreni nga frigoriferi dhe aplikojeni në fytyrë duke e lënë të veprojë për 15 minuta. Në fund shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët.
Kjo maskë që përmendëm më lart është shumë praktike dhe e thjeshtë, ju ndihmon që të largoni yndyrën, e rrjedhimisht edhe puçrrat dhe ju jep shkëlqim në fytyrë
“Prapa shpinës sime punohej me kandidatë të tjerë”, çka tha ...
Trump: Nëse Irani bllokon naftën, do ta godasim 20 herë më f...
Sa mund të rritet çmimi i naftës? Analiza e The Guardian: Ek...
Moti me diell sot në Shqipëri
Universiteti Publik “Kadri Zeka” shënon 13-vjetorin e themel...
Moti sot kryesisht me diell, temperaturat deri në 17°C