Nëse keni lëkurë të yndyrshme dhe doni një lëkurë të butë dhe të lëmuar, maska me karota ju vjen në ndihmë dhe është më e mira për ju.
Përbërësit për të realizuar këtë maskë mund të gjenden në shtëpitë e gjithsecilit.
Përveç kësaj, duhet të pini sa më shumë ujë, duhet të mbani një regjim të mirë të përkujdesjes ndaj lëkurës për të siguruar një hidratim të plotë, transmeton Tetova Sot.
Përbërësit:
-2 lugë miell
-1 e bardhë veze
-1 lugë gjelle karotë
Përgatitja:
Pasi t’i hiqni lëkurën, grijeni karotën në rende . E hidhni në një tas dhe më pas i shtoni të bardhën e vezës e miellin për ta trashur. Nëse shihni se maska nuk ka marrë formën e duhur të kremit të nevojshëm, shtojini pak ujë dhe aplikojeni në lëkurë.
Lëreni të veprojë për 20 minuta dhe më pas shpërlajeni me ujë të vakët.
Deputeti i VV’së: Mund të ketë emër tjetër për president për...
Plagoset një person në Mitrovicë
Deputeti kanadez uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
14 persona arrestohen dhe më pas lirohen në Gjilan për falsi...
Vetaksident fatal në rrugën Prishtinë–Pejë, humb jetën një s...
Macron: Pushtimi i Ukrainës ka dobësuar Rusinë dhe fuqizuar ...