Angela Timming thotë që ja detyron jetën maces së saj. Kjo e fundit zbuloi që diçka nuk shkonte me shëndetin e pronares së saj. Siç dihet macet nuk janë shumë miqësore rreth njerëzve.
Macja e Angela-s, Missy, kishte filluar të tregohej e dashur dhe të rrinte të gjithë kohën mbrapa saj. Në këtë moment, ajo kishte filluar të dyshonte që diçka nuk shkonte. Missy ulej çdo ditë në kraharorin e gruas. Ajo kish filluar të ndjente dhimbje, dhe shkoi të shikonte një doktor. U zbulua prania e disa qelizave pre kanceroze të cilat u hoqën me anë të një operacioni.
Sikur mos mjaftonte kjo, dy vjet më pas macja filloi të sillej sërish çuditshëm. Duke pasur në mend herën e parë, Angela shkoi menjëherë te doktori. Kësaj rradhe ju tha që i nevojtej sa më shpejt një mastektomi sepse kishte kancer gjiri. 45 vjeçarja thotë për mediat lokale të Newcastle:
“E dija që qentë kishin një instikt në rastet kur diçka nuk shkonte me pronarët e tyre por nuk e dija për macet, prandaj në fillim nuk dija ç’të bëja. Si të gjitha macet, Missy nuk është dhe aq e dashur prandaj sjellja e saj ishte shumë e çuditshme. Ajo ulej gjithnjë në të njejtin vend në kraharorin tim dhe prekte çdo herë të njejtën zonë”.
Fatmirësisht kanceri u zbulua herët e nëse nuk do ishte për Missy-n do kishin kaluar muaj para se të shfaqeshin shenjat e para të sëmundjes. Tani Angela është duke organizuar një fushatë bamirësie që të mbledhi të ardhura për shoqatën e “Kujdesit për Kancerin e Gjirit” dhe është duke ndarë historinë e saj me të gjithë. /Blitz.al/
Shembet ndërtesa në veriun e Libanit, 5 të vdekur
Moti sot në Shqipëri
Në Speciale nga sot palët do të paraqesin fjalën përfundimta...
Moti sot vranët dhe me riga shiu
Kuba ndërmerr masa ekstreme për të përballuar mungesën total...
Ambasada e Kosovës në SHBA do hap dyert për bashkatdhetarët ...