Adhuroj këto lajme: “ Të puthesh i bën mirë shëndetit”. Për shembull, mbas një kërkimi elementar në internet, zbulova se një grup mjekësh dhe studiues gjermanë, kanë treguar që kush puth partnerin në buzë, çdo ditë para se të dalë nga shtëpia, jeton deri në pesë vite më shumë.
Përpos kësaj puthja të sjell rrogë më të lartë, më pak aksidente në rrugë dhe më shumë ditë pushimi. Ndërkohë, zbulova dhe që ka një ditë ndërkombëtare për puthjen, 6 qershori, World Kiss Day.
Të puthësh i bën mirë shëndetit dhe rrit kënaqësinë dhe optimizmin.
Heq dhimbjen e kokës ( falë prodhimit më të lartë të dopaminës dhe endorfinës ), ul ankthin, rregullon presionin dhe shton humorin, sepse ul kortisolin, hormonin e stresit dhe ngren oksitocinën, hormonin e mirëqënies. Duke u puthur, shkëmbejmë antitrupa duke rritur kështu benefitet për mbrojtjen kundrejt sëmundjeve. Kërkim i spitalit të Satou, në Osaka, Japoni.
Kjo, padyshim që forcon sistemin tonë imunitar, por puthja ka dhe efekte të tjera: na mban dhëmbët e shëndetshëm, rregullon lëkurëne fytyrës falë lëvizjes së 29 muskujve dhe na bën të dobësohemi. Harxhojmë deri në 20 kalori çdo minutë që kalojmë duke u puthur.

Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...