Lexoni më shumë këtë vit, sepse leximi relakson, më shumë sesa të dëgjoni muzikë, të pini çaj ose të ecni.
Një studim i kryer në Universitetin e Sussex, ka gjetur se leximi në përditshmëri zvogëlon stresin deri në 68 përqind dhe ka efekt më qetësues sesa dëgjimi i muzikës, pirja e një filxhan çaj ose ecja në natyrë, transmeton portal arbresh.info
Studimi thekson se leximi përmison inteligjencën verbale dhe stimulon pjesët e trurit që janë përgjegjëse për gjuhën dhe kujtesën. Përveç kësaj, është zbuluar se leximi vonon rënien e funksioneve njohëse tek të moshuarit dhe mund të jetë një formë e parandalimit të sëmundjes Alzheimer.
Përderisa leximi ka një efekt të dobishëm në tru, e njejta gjë nuk mund të thuhet për shikimin e televizorit.
Gjegjësisht, shkencëtarët nga Kolegji i Londrës zbuluan se tre orë e gjysmë (ose më shumë) të kaluara duke parë televizion dyfishojnë përkeqësimin e kujtesës tek të rriturit./arbresh.info/
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...
Rruga Pejë-Kullë-Rozhajë e pakalueshme për kamionë, shkak re...