Nuk është superfuqi, nuk është ekskluzivitet i askujt, të gjithë jemi të predispozuar për ta manifestuar.
Psikologët thonë që kjo aftësi është prezente tek çdokush.
Ata e përqasin hamendësimin si një çrregullim konjitiv. Është një hamendësim që nuk bazohet në të dhëna objektive, hamendësuesit nuk kanë prova që të jetë e vërtetë.
Janë interpretime që shfaqen automatikisht, vështirë për tu kontrolluar dhe prodhojnë një gjendje jo komode sepse e bëjnë individin ta perceptojë botën në mënyrë disfunksionale (të gjithë tallen me mua, më fyejnë) dhe vështirësi në përshtatje.
Kjo situatë është gjithçka që besojmë, janë si harta të brendshme me të cilat u japim kuptim botës dhe ndërtohen përmes përvojës së tipit: jam i lumtur, besoj se njerëzit janë të ndershëm, bota është në rrezik, njerëzit e pasur janë despotë.
Këto harta u japin jetë mendimeve tona, pra besimet tona modelojnë mendimet. Nuk janë emocionet që aktivizojnë sjelljet tona, por interpretimi që u japim atyre dhe si i perceptojmë. Mendimet automatike janë akoma më shumë të ndikueshëm nga besimet.
Duke qenë se janë të shkurtër, nuk kemi kohë t’i analizojmë, mendojmë, ndjejmë dhe veprojmë automatikisht. Kjo është e mundur sepse nuk jemi të ndërgjegjshmë për besimet që prodhojnë mendimet. Në rastin e hamendësimeve nxjerrim përfundime arbitrare dhe të shtrembëruara të asaj që jetojmë në funksion të besimeve.
Dialogu i brendshëm i një hamendësuesi.
1-Pata një përvojë…2- Që më çoi ta besoj këtë..3- Unë e interpretoj kështu…4-Mendoj automatikisht (hamendësim)..5-Ajo që ndiej…6- Dhe sillem në këtë mënyrë.
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...