Një student ka zbuluar se ha çdo javë rreth 150 banane. Dane Nash fillon ditën e tij duke pirë lëng me 12 banane dhe spinaq, që me pas të hajë 10 të tjera.
21-vjeçari beson se rreth 80% e kalorive vjen nga frutat, prandaj e vazhdon këtë rutinë edhe pse dietologët e këshillojnë se nuk është veprim i duhur.
“Kjo dietë më ka ndihmuar të kontrolloj shëndetin dhe jetën time, dhe tani jam më i shëndetshëm se kurrë. Unë u bëra vegjetarian pasi lexova për perimet dhe frutat, duke kuptuar se dieta më e mirë është të ushqehesh pa i përpunuar” – tha ai për Metro.
Dane blen rreth 18 kg banane çdo muaj, ndërsa pjesën tjetër të ditës konsumon spinaq, perime ose fruta të tjera të stinës. E gjithë kjo i jep rreth 3 mijë kalori në ditë.
DnV: Dalja deri në orën 17:00, pothuajse e njëjtë me zgjedhj...
Fotografohet vota në Suharekë, Policia nis hetimet për zbard...
Ousmane Dembele shpallet “Lojtari më i mirë” në botë nga “Gl...
Cristiano Ronaldo e fiton çmimin “Lojtari më i mirë i Lindje...
Stavileci, PDK: Gjysmë ore kohë për të votuar, hap vendimtar...
Prokuroria jep detaje për arrrestimin e Millosh Steviq për n...