Ajër i ftohtë, lagështira dhe shiu nënkuptojnë vetëm një gjë: stina e lëkurave erdhi sërish! Por kësaj here, nuk e kemi fjalën për xhaketën e lëkurës pa të cilën nuk dalim dot nga shtëpia.
Po flasim për fustanin që do të donit të jetonte gjithë kohës brenda dollapit tuaj! Fustan i zi, prej lëkure që vishet në qindra forma!

Dhe nuk është modeli klishe; i shkurtër dhe i ngushtë! Fustani i zi prej lëkure vjen i gjatë, i lirshëm, apo me pala.

Ky fustan mund të vishet me atlete, me taka apo me çizmet tuaja të preferura. Madje nëse jashtë bën ftohtë, mund ta kombinoni me një T-shirt poshtë dhe do të duket po njësoj bukur.

Fustani i lëkurës nuk vjen thjesht si “fustan” këtë sezon. Siç mund ta shihni, ky më sipër është fustan-pardesy që ju shpëton nga shumë gjëra njëkohësisht!

Gati për një takim të rëndësishëm biznesi?

Çfarë do të veshim çdo të shtunë përgjatë javëve në vazhdim./anabel
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...
KQZ: Deri tani 63,997 votues nga diaspora janë regjistruar p...
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...