Pastrimi i shtëpisë është një proces sa i thjeshtë,aq edhe i vështirë.
Përveç lodhjes fizike, jo gjithmonë është e lehtë të gjesh produktet larëse të duhura. Kjo është arsyeja që shpeshherë disa zonja shtëpie zgjedhin të përdorin të njëjtin detergjent për funksione të ndryshme.
Një prej tyre është zbardhuesi i rrobave, i njohur për efektin e tij çnjollosës të menjëhershëm mbi veshje. Ky produkt përdoret gjerësisht, por shpeshherë në mënyrë të gabuar duke rrezikuar seriozisht shëndetin.
Përdorimi i tij në kuzhinë ka tërhequr vëmendjen e Occupational Safety and Health Administration duke ndaluar kategorikisht përdorimin e tij në ambiente specifike, siç është p.sh kuzhina. Shumë zonja e përdorin për të dezinfektuar në kuzhinë, për të hequr bakteret dhe mykun ose për të hequr njollat në dysheme dhe pllakat e banakut.
Por ky produkt është një ndër më të rrezikshmit pasi ka efekte gërryese dhe krijon irritim për sytë, lëkurën dhe traktin e frymëmarrjes.
Por nuk mjafton me kaq, zbardhuesi dëmton mushëkritë dhe ezofagun duke sjellë kancer të tyre.. Edhe kur e holloni në ujë, efekti i tij gërryes është i fuqishëm aq sa të shkaktojë djegie dhe acarrim. Zbardhuesi bëhet dyfish i rrezikshëm kur kombinohet me uthull molle, lëng limoni dhe produkte të tjera me përmbajtje acide duke sjellë vapë toksike të emetuar në ajër që mund të rezultojë fatale në disa raste. Një ndër përbërësit kryesorë të zbardhuesit është Dioxin, e cila sjell çregullime endokrine dhe cistite.
Mbi 700 mijë qytetarë votuan deri në ora 17:00
Lewa flet hapur për të ardhmën e tij tek Barcelona
Pjesëmarrje më e madhe në votime krahasuar me zgjedhjet e 9 ...
Shoqërohet në Polici një person nën dyshimin për fotografim ...
Xhaka ndër më të mirët – Sunderlandi luan baras me Leedsin
Gjilan: Mbi 30% e qytetarëve votuan deri në orën 15:00