Japonezi i qeshur që i do ëmbëlsirat dhe që quhet Citetsu Watanabe është bërë njeriu më i vjetër në botë sot sepse është 112 vjeç dhe 344 ditë, raportoi AP, duke cituar një rekord botëror Guinness.
Ai ka lindur në Nigata, në Japoninë veriore, në vitin 1907 dhe për momentin është certifikuar si njeriu më i vjetër në botë, transmeton portal arbresh.info
Ai jeton në një shtëpi të të moshuarve në qytetin ku lindi.
Deri para dhjetë vjetësh Watanaba ishte e angazhuar në kultivimin e bonsai dhe mori pjesë në ekspozita të pemëve miniaturë. Watanabe mbaroi shkollën bujqësore dhe më pas u transferua në Tajvan, ku punoi në një plantacion sheqeri.
Ai jetoi në Tajvan për 18 vjet. Ai u martua me Mitsue dhe ata patën pesë fëmijë. Pas Luftës së Dytë Botërore, Watanabe u kthye në Nigata dhe punoi për qeverinë lokale deri në pensionimin e tij.
Gjatë kohës së lirë, ai është marrë me fermën e tij, në të cilën kishte mbjellur fruta dhe perime.
Kur e pyetën se cili është sekreti i jetëgjatësisë së tij, ai rekomandoi që njerëzit nuk duhet të zemërohen kurrë dhe duhet të qeshin gjithmonë./arbresh.info/
Me sot diell dhe pjesërisht i vranët, temperaturat deri në 1...
Nesër zgjedhjet në Hungari- Sondazhet tregojnë garë të ashpë...
Ndërron jetë në QKUK, 22 vjeçari i cili u aksidentua para 6 ...
Sherri me të shtëna në Ferizaj, Buta vetëdorëzohet në polici
Reperi Buta i përfshirë në përleshjen me armë zjarri sonte n...
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...