Çantat e kashtës janë aksesori që jo vetëm do të plotësojnë outfitin tuaj këtë verë, por do e ngrenë këtë të fundit në një tjetër nivel !
Një nga tendencat e këtij viti është kombinimi i aksesorëve tipik të plazhit si çanta e kashtës, me veshjet më elegante ! nëse deri më tani çantat e kashtës i keni mbajtur vetëm në plazh, lidhni një shall mëndafshi në të, dhe ja ku përftuat një aksesor chic që do të kombinohej bukur me çdo veshje në mbrëmje.
Nga modelet e çantave rrethore deri tek klasiket, të qëndisura apo jo, të mëdha e të vogla, duket se në treg ka nga të gjitha modelet !
Nëse çantat e mëdha preferohen për pjesën e parë të ditës, ato të voglat, kryesisht të rrumbullakëta shkojnë më së miri me outfitet festive ! Vera kërkon aksesorë praktikë , ndaj ju nuk do e hiqni nga dora këtë çantë!
Bylbyl Sokoli zyrtarizohet tek Malisheva
Simeone: Do të luajmë siç kemi bërë gjithmonë ndaj tyre, syn...
Bayern Munich “makthi” i Bellingham, a do ta thyej anglezi r...
Manchester United synon ta transferoj mbrojtësin e Bournemou...
Aleatët e NATO-s refuzojnë të bashkohen me bllokadën e Trump...
Mbyllet pa fitues sfida mes Prishtinës dhe Dukagjinit