Vajza e madhe e Bill dhe Melinda Gates, ka njoftuar në mediat sociale se prindërit e saj janë duke u divorcuar.
Në Instagram, ajo shkroi se familja e saj është duke e kaluar një periudhë shumë të vështirë shtoi se ajo “vazhdon të mësojë se si të merret me të sajat, si dhe emocionet e anëtarëve të tjerë të familjes”. Ajo theksoi se nuk do të komentonte më tej për divorcin e prindërve të saj dhe vuri në dukje se ishte mirënjohëse për të gjithë ata që i dërgonin fjalët e saj të mbështetjes, transmeton portal arbresh.info
Ajo, vëllai i saj Rori dhe motra Phoeebe, gjithnjë kanë ndjekur rregullat e rrepta të prindërve të tyre.

Dihet që babai i tyre i ndaloi të përdorin telefonin deri në moshën 14 vjeç, dhe vëmendja në familjen e tyre është përqendruar te arsimimi. Jennifer u diplomua nga Stanford në 2018, Departamenti i Biologjisë, dhe në një intervistë për Slines Magazine, ajo tha se pediatri e frymëzoi atë që ta drejtonte arsimin e saj në drejtim të mjekësisë.
Asaj i pëlqejnë kuajt dhe garat me kuaj, dhe “Business Insider” shkruajti se babai i saj bleu një pronë në Ëellington, Florida, e cila kushtoi rreth 37 milion dollarë, për shkak të pasionit të tij të madh për kuajt e vajzës së tij.
Në janar të vitit 2020. u njoftua se ajo ishte e fejuar me Nayel Nasar, i cili studioi në Stanford me të. “Mezi po pres të kaloj pjesën tjetër të jetës me të”, shkroi ajo në Instagram.
Kujtojmë që në fillim të javës, u botua një deklaratë që Bill dhe Melinda Gates ishin duke u divorcuar, duke deklaruar se pas shumë diskutimesh dhe punës mbi marrëdhënien, ata morën vendimin për t’i dhënë fund martesës./arbresh.info/
Gjendet trupi i pajetë i një gruaje në lumin e fshatit Graba...
KQZ mban sot mbledhje, ky është rendi i ditës
Nesër ndërpritet furnizimi me ujë në Bregun e Diellit
Lando Norris, kampioni i botës në Formula 1
116 për VV-në, Kurti: Me qytetarët drejt një fitoreje edhe m...
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...