Eksperti i marrëdhënieve Michael Masters, autor i “Text Appeal For Guys” është shprehur se “femrat zakonisht nuk ju japin një shans të dytë”.
Këtu janë gabimet që ju mund të shmangni kur i dërgoni mesazh një femre. Mos thoni më pas që nuk ju paralajmëruam. Sipas intv.al ja disa prej tyre:
1. Mos i dërgoni mesazhe me shkurtime
Kohët e fundit, shumica e njerëzve “ përtojnë”, t’i shkruajnë fjalët ashtu si janë, por preferojnë me shkurtime. Të shkruarit një mesazh është e rëndësishme, pasi mund të shmangësh ndonjë keqkuptim. Nëse i shkruani me shkurtime, ajo do mendojë se keni mungesë respekti ndaj saj.
2. Ftesat e minutës së fundit
Ftesat e minutës së fundit, nuk janë të këndshme. Prandaj, sipas intv.al sigurohuni disa ditë më parë për t’i bërë ftesë. Mundohuni t’ja bëni qejfin në këtë mënyrë, pasi do e fitoni më lehtë respektin e saj. Mesazhi ftues duhet të jetë i këndshëm.
3. Mos u tregoni të pavendosur
Femrat pëlqejnë kur ju merrni përgjegjësi, sepse pavendosmëria si “Kudo që dëshironi të shkoni” ose “Unë mund të ha çdo gjë”. Femrat nuk i duan meshkujt të cilët nuk e kanë idenë për të bërë gjëra.
4. Dhënia e një përgjigjeje me një fjalë
Teksti i saj është me tre paragrafë, ndërsa i juaji me një fjalë. Kjo gjë do e mërziste një femër, prandaj mundohuni të shkruani pak më shumë. E dimë, që meshkujt janë më të prerë për gjërat, por mundohuni.
Të shtëna me armë zjarri pranë Konsullatës Amerikane në Toro...
Sulm kibernetik ndaj administratës së Kuvendit të Shqipërisë
45-vjeçari në Suharekë bllokon rrugën dhe sulmon policët me ...
QKUK ul tarifën e parkingut, nga 1 euro në 50 cent për orë
Ndërron jetë zyrtari policor Bajram Mustafa
Supremja e Speciales rrëzon kërkesën e Pjetër Shalës për mbr...