Në rast se keni menduar se do të keni të garantuar puthjen nga partneri juaj gjatë festave të fundvitit, duhet të beni kujdes.
Dita me keqe për çiftet në Britani të Madhe është 11 dhjetori, pasi shumica nga ta marrin vendim të ndahen pikërisht në këtë ditë, transmeton arbresh.info.
Nga hetimet konkludohet se partnerët e arrijnë kulmin gjatë periudhave të festave, sidomos dy javë para Krishlindjeve.
Por kjo nuk ka të bëjë me mungesën e dhuratave.
Sipas studiuesve të gjithë personat janë ndjeshëm dhe frikacakë, që hutohen lehtë nga dhuratat. Sipas tyre tërë kjo huti festive bie me 25 dhjetor.
“Përgjigjja është e thjeshtë. Gjatë ditëlindjeve, Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri detyrohemi të mendojmë për të ardhmen dhe se kur kemi qenë deri tani. Njerëzit e zgjuar e vlerësojnë përparimin e tyre vazhdimisht, ndërsa të tjetër qëndrojnë duke kritikuar. Pra, për njerëzit e tipit të dytë, data 11 dhjetor është si një minë me sahat,” tha Tracey Cox, eksperte për marrëdhënie mes dy personave.
Një fenomen i ngjajshëm ndodh gjithashtu në SHBA disa javë para ditës së Falenderimeve. /Arbresh.info
Franca: Nuk planifikojmë të dërgojmë anije në Ngushticën e H...
Basha: Kurti i ofroi Osmanit postin e zëvendëskryeministres ...
Deliu-Kodra: PDK-ja nuk ka dashur zgjedhje të reja, përgjegj...
Basha kritikon PDK-në: Nuk propozoi asnjë emër të vetëm për ...
Shpërndahen pajisje bujqësore për 28 fermere në Mitrovicë
Sulmi kibernetik ndaj Kuvendit, DASH: Veprim dashakeq ndaj a...