Shpejtësia me të cilën dhjami akumulohet në zonën e barkut, shkon në përpjestim të zhdrejtë me shpejtësinë që do kjo masë të shkrihet.
Megjithatë regjimi i duhur ushqimor e aktiviteti fizik do të përshpejtojnë metabolizmin dhe procesin e aparatit tretës. Përfshirja e çajrave detoksikues, apo pijeve që pastrojnë organzimin ndihmojnë në këtë proces ndaj më poshtë mund të shihni dy receta që do t’ju ndihmojnë.
Përbërësit e mëposhtëm do të pastrojnë trupin nga toksinat, do të forcojnë sistemin imunitar dhe do t’ju ndihmojnë të keni një bark të sheshtë.
100-200 gr kumbulla
1 filxhan kos pa yndyrnë
1 lugë gjelle fara liri
2 filxhanë me tërshërë
1 lugë gjelle pluhur kakao
Përgatitja: Ajo që duhet të bëni si fillim është të pastroni kumbullat nga farat dhe t’i lini të ziejnë për 10-15 minuta. Pas kësaj kalojini kumbullat në blender dhe pasi të jetë formuar një masë homogjene shtojini në një tas ku me rradhë do të hidhni kosin, tërshërën, farat e lirit dhe pluhurin e kakaos. Mund ta konsumoni në çast ose ta vendosni në frigorifer e ta hani në mëngjes.
Çaji i ftohtë që shkrin dhjamin e akumuluar në zonën e barkut:
8 gota ujë
1 lugë çaji rrënje xhenxhefili i grimcuar (ose pluhur)
1 kastravec të madhësisë mesatare, të qëruar dhe të prerë në feta të holla
limon të madhësisë mesatare, të prerë në feta
12 gjethe mente
Përbërësit e sipërpërmendur i përzieni në një kanë me ujë. I lini të qëndrojnë gjatë natës për ta lëshuar aromën dhe e konsumoni ditën e ardhshme.
A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata