Në rast se e kapni partneren tuaj duke u shtirur gjatë seksit, atëherë pyeteni veten më parë se përse po ua bën këtë gjë, në mos është fjala që ka ndonjë person tjetër.
Orgazmat e rreme nuk janë vetëm sinjal që ndërmjet partnerëve diçka nuk është duke shkuar mirë, por mund të jenë edhe shenja të qarta që femra është tradhtare. Një studim i bërë para pak kohësh tregon që femrat të cilat kanë prirje të aktrojnë orgazmat, shpeshherë dinë të jenë edhe tradhtare.
Studimi i cili është bërë në bashkëpunim me pjesëtaret e gjinisë së bukur ka treguar që së paku 50 për qind e femrave aktrojnë orgazmën, në mënyrë që të mos e lëndojnë partnerin e tyre. Mirëpo, kjo gjë jo vetëm që ndikon në cilësinë e marrëdhënieve, por edhe dëshirë e papërmbajtur që femra të mos i jetë besnike mashkullit të tij.
Edhe pse edhe meshkujt akuzohen për aktrim të shpeshtë në shtrat, megjithatë femrat janë ato të cilat prijnë, kur është fjala për orgazmën e rreme, mirëpo edhe krahas kësaj nuk arrijnë t’ua kalojnë meshkujve kur është fjala për tradhtinë. Ata në këtë “garë” janë bindshëm në vendin e parë.
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...