Në ditët e sotme, ka kaq shumë rekomandime të ndryshme për rritjen e fëmijëve në mënyrë korrekte dhe ato shpesh janë mjaft të diskutueshme. Mirëpo, mjekët dhe psikologët vazhdojnë të kryejnë eksperimente të reja: të analizojnë rezultatet dhe pastaj të tregojnë se çfarë është e gabuar dhe çfarë është e drejtë për rritjet e fëmijëve, shkruan Class.
Më poshtë do të keni mundësinë të lexoni diçka që ju bën keq fëmijëve, por që mbase prindërit e bëjnë çdo ditë këtë gjë. Prindërit sigurisht që nuk e bëjnë qëllimisht, por nga dashuria edhe mund të gabojnë. Mirëpo, cili është ky veprim që i bën dëm fëmijëve?

Gudulisja
Ndodh shumë shpesh që të rriturit duan t’i bëjnë fëmijët të qeshin përmes gudulisjes. Mirëpo, një studim nga Universiteti i Kalifornisë ka zbuluar shumë vite më parë se gudulisja nuk shkakton të njëjtën ndjesi lumturie siç bën një shaka. Është vetëm një iluzion i buzëqeshjes së lumtur.
Në këtë rast, fëmijët qeshin në mënyrë të pakontrollueshme si rezultat i një refleksi. Pothuajse të gjithë njerëzit qeshin kur gudulisen. Por problemi është se fëmijët qeshin, edhe nëse urrejnë të gudulisen.
Pra, kujdes mos i gudulisni më fëmijët.
Nunezi pritet të kthehet në Evropë, këto klube e duan
BE dëshiron formim të shpejtë të qeverisë në Kosovë dhe komp...
Tre viktima nga hantavirusi, OBSh: Nuk pritet pandemi global...
Përkujtohet Ekrem Rexha – Komandant Drini
Detaje nga vrasja në Sarandë, policia: Ka mbetur i plagosur ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...