Era e pakëndshme mund të jetë shumë e keqe. Për shkak të saj mund të vuani madje edhe jetën shoqërore dhe komunikimin në përgjithësi.
Dora në gojë nuk është zgjidhja. Zgjidhje mbase është të zbulosh cilët janë shkaktarët e erës së keqe
Uji për shpëlarje të gojës
Besoni apo jo, edhe uji për shpëlarje të gojës mund të shkaktojë erën e keqe, edhe pse është prodhuar për të penguar këtë dukuri. Në të vërtetë ai herë-herë përmban alkool, ndërkaq alkooli than gavrën e gojës, gjë që mund të shkaktojë erën e këndshme.
Hundët e mbyllura
Për shkak të hundëve të mbyllura merret frymë nëpërmjet gojës. Kjo shkakton tharjen e indeve të gojës dhe ndal rrjedhën e jargëve. Rezultat i kësaj është grumbullimi i baktereve, të cilat shpesh shkaktojnë erën e keqe.
Ëmbëlsirat
Bakteret adhurojnë sheqerin dhe grumbullohen në gojë, andaj kini kujdes me ëmbëlsirat.
Proteina të tepërta, tepër shumë hidrokarbure
Kur trupi detyrohet të përpunojë pjesë të mëdha proteinash, shfaqen proceset përcjellëse në trup të cilat mund të shkaktojnë erën e keqe. Era e këtillë vjen nga lukthi dhe mund të jetë shumë e pakëndshme.
LDK thotë se nuk e voton buxhetin nëse nuk përfshihen amenda...
Dy të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë mbrohen në h...
Mbappe i rekomandon Real Madridit transferimin e një tjetër ...
Ambasadori palestinez: Netanyahu kriminel lufte, Izraeli nuk...
20 Shkurti: Dita që shënoi rënien e diktaturës komuniste në ...
37 vite nga greva e minatorëve të Trepçës, Kurti: Akti rezis...