Ekspertët kanë renditur disa këshilla si ta shmangni xhelozinë dhe të jetoni të qetë shpirtërisht me partnerin tuaj.
Mos reagoni në publik
Mos dyshoni direkt, por mundohuni që të jeni pozitivë. Nëse nuk ju përgjigjet në telefon, mos mendoni direkt tradhtinë, ndoshta i ka ndodhur diçka, prandaj prisni, mos u nxitoni të nxirrni përfundime të kota.
Flisni hapur
Xhelozia po ju bën keq dhe nuk ndiheni mirë, prandaj flisni sa më drejtpërdrejt në lidhje me dyshimet tuaja. Ndoshta do bindeni që jeni gabim.
Mos ofendoni femrat e bukura
Kur ju bëni një shëtitje me partnerin tuaj dhe afër kalon një femër e bukur, mos u mundoni të thoni që nuk ishte tërheqëse. Përderisa, ai ju ka zgjedhur ju, kjo femër nuk përbën kërcënim, prandaj kini më shumë vetëbesim.
Respektoni hapësirën e tij
Mos shkoni me të kudo, por lëreni pak hapësirë. Partneri ka nevojë të takojë miq dhe të shkëputet pak nga ju. Kjo do ndihmojë lidhjen mos të bëhet monotone, shkruan intv.al, transmeton Klan Kosova.
Ndryshoni pamjen tuaj
Nëse nuk ndiheni mirë me veten tuaj, atëherë bëni diçka ndryshe. Ndryshoni pamjen e jashtme, nëse do ndikojë në vlerësimin për veten tuaj.
Abdixhiku dhe Osmani në Istog: Nuk mund të ketë zhvillim të ...
Mbi 85% e votuesve me postë marrin fletëvotimet
Lagjja e Spitalit në kryeqytet pa rrymë për mbi 7 orë, KEDS-...
Vuçiq nis nesër vizitën 4-ditore në Kinë, e cilëson më të rë...
Kurti premton investime për rininë dhe turizmin në Pejë
Aksident fatal në Greqi, humb jetën një 55-vjeçar shqiptar