Plagët nga lidhja e kaluar nuk zhduken vetëm me pak hapësirë, dhe shpeshherë dhimbja zgjatë me javë, muaj apo edhe me vite të tëra.
Patrick Wanis, ekspert i lidhjeve, thotë se ekzistojnë gjashtë arsye se përse nuk mund ta harroni ish-të dashurin.
Më poshtë keni këto arsye..
Ndërlidhjet e kujtimeve…
Nëse i ndërlidhni mendimet pozitive apo i ndërlidhni gjërat si ushqimi i preferuar, muzika apo restaurant me ish-in tuaj, atëherë do të ndjeni pendim dhe padyshim se s’do ta harroni atë, transmeton telegrafi.
Zbrazëtia emocionale
Pas një ndarje mund të ndjeheni e humbur dhe konfuze, si dhe nuk e dini se çfarë dëshironi. Mund t’ju duket tërheqës mendimi për t’iu kthyer dikujt të sigurt, shprehitë e të cilit i dinit, por duhet t’i refuzoni kësaj ndjenje.
Vetëbesimi i ulët
Sa shumë iu pëlqen vetja dhe sa e rëndësishme ndjeheni mund të ketë ndikim në atë se si ndjeheni për ish-in tuaj. Nëse mendoni se askush tjetër nuk do t’ju dojë, atëherë padyshim se do të dëshironi t’iu ktheheni ish-it.
Stresi apo dëshira për të qenë pranë dikujt
Ju do të ndjeheni e stresuar pas një ndarje dhe do të dëshironi të riktheheni në gjoksin e ish-it vetëm se është mirë të jeni në gjoksin e dikujt.
Prania e NATO-s në Kosovë vlerësohet thelbësore për stabilit...
Veldin Hoxha me një supergol barazon rezultatin
Lladrovci nga stadiumi: Jemi këtu për fitore, për Kosovën dh...
Deputeti i VV-së: Osmani e ka shkelur Kushtetutën “me të dy ...
Maduro në Gjykatën e New York/ Kërkon rrëzimin e akuzës për ...
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i ...