A e dini se ka vetëm një kanaçe pije e gazuar mund t’iu vrasë ngadalë juve? Në fakt, pijet e gazuara shkaktojnë goditje në tru dhe në zemër, si dhe rrisin rrezikun për t’u çmendur.
Studiuesit nga Shkolla e Mjekësisë e Universitetit të Bostonit konfirmuan se njerëzit që pinë pije të gazuara në baza ditore ishin në trefishin e rrezikut të sulmeve vdekjeprurëse dhe tendencës për çmenduri, transmeton lajmi.net.
Ky studim gjithashtu gjeti se pijet e gazuara të dietës kishin 2.9 herë më shumë gjasa për të zhvilluar Alzheimerin dhe Demencinë.
“Pirja e të paktën një pijeje të gazuar përditë u shoqërua me pothuajse trefishin e rrezikut të zhvillimit të infarktit ose çmendurisë, në krahasim me ata që e bëjnë këtë gjë vetëm një herë në javë”, thuhet në hulumtim, i cili u botua në “Stroke Journal” nga Shoqata Amerikane e Zemrës.
Studime të mëparshme kanë konstatuar se pijet e gazuara mund t’i shkaktojnë dëm edhe mëlqisë. /Lajmi.net/
Pas dy vitesh luftë ndizet sërish Pema e Krishtlindjes në Be...
Këndohet kënga e Shpat Kasapit, bëhet viral reagimi i banori...
Londrimi këshillon Labin për lojë: Mos i beso askujt këtu
Zhegrova është 100 përqind i gatshëm, pritet të ketë më shum...
Polonia i jep fund prodhimit të veshjeve prej gëzofi
“Shqipëria është në një nivel tjetër”, Rama për buxhetin 202...