Lidhjet që duken të përsosura nuk janë gjithmonë të tilla. Shpeshherë mund të keni qenë dëshmitar të ndarjes së njerëzve, pavarësisht se e kanë dashur njëri-tjetrin me tërë thellësinë e zemrës.
Ekziston besimi se nëse partnerët vendosin të qëndrojnë së bashku, një fund i lumtur është i garantuar, por jo gjithmonë ndodh kështu në jetën reale. Thënë më shkurt, psikologët tregojnë se ekziston një shenjë të cilën shumica e çifteve e injorojnë, por e cila mund t’ju shpie drejt ndarjes nëse nuk i kushtoni aq shumë rëndësi.
Fjala është për qëllimet e papërputhshme.
“Karakteristikat e kundërta me njëri-tjetrin joshin më shumë” – me siguri se e keni dëgjuar këtë shprehje ndonjëherë. Por, jeta shpeshherë vendos ndryshe. Lidhja juaj mund të ketë qenë e përsosur kur të dy keni qenë duke studiuar në të njëjtin universitet, por, posa të keni filluar të ndiqni karriera të ndryshme, ju gjithashtu keni filluar të shpenzoni më pak kohë së bashku.
Si rezultat i kësaj, ndjenjat tuaja fillojnë të ftohen. Plane dhe lumturi të përbashkët mund të ndërtoni vetëm nëse pikëpamjet tuaja në jetë përputhen. Normalisht është e pamundur ta gjeni një person, prioritetet e së cilit i përshtaten krejtësisht prioriteteve tuaja. Por, gjithsesi duhet të keni mendime të njëjta në tema si planifikimi familjar, ndarja e roleve brenda familjes, për edukimin e fëmijëve dhe vlerat morale. Nëse mendimet tuaja ndryshojnë në mënyrë radikale, atëherë mundësitë janë të mëdha se nuk mund ta shmangni ndarjen. Pra, shikojeni mirë partnerin dhe mendoni: a është me të vërtetë ky lloji i personit me të cilin dua ta ndërtojë një lidhje serioze?
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë
Një grua dërgohet pa shenja jete në spitalin e Gjakovës, pol...
Dëmtohet nga plumbi dritarja e shtëpisë së shëndetit në Isto...
Dalin detaje nga kërkesat e tmerrshme të Epstein ndaj njerëz...
Publikohen mijëra dokumente të Epstein, përfshihen Clinton e...
Anthony Joshua e mban premtimin dhe e mposht me nokaut Jake ...