Mund të tingëllojë gjë e marrë, por rreth 60% e grave japoneze dhe 76% e burrave në Japoni nuk kanë pasur takim romantik gjatë të 20-tave, ndërsa rreth 80% e japonezëve të pamartuar thonë se ata janë e shohin martesën si qëllimin kryesorë në jetë.
Një pjesë të rinjëve kanë vendosur që të martohen duke ndjekur trendin e ri ‘kosai zero nichikon’ që do të thotë ‘martesë pa takim’, transmeton arbresh.info.
Shumë japonezë kanë filluar të martohen me miqtë dhe të njohurit e tyre për të kursyer kohën dhe angazhimet financiare. Disa të tjerë besojnë se martesa pa takim romantik është fakt i pranueshëm, sepse eliminon shkëmbimet emocionale gjatë takimit dhe lejon njerëzit të jenë më të vendosur në këtë pikë.
Megjithatë, nuk ka shumë prova se “kosai zero nichikon” po bën namin në Japoni, por është rritur si lëvizje mes romatikëve të frustruar. Por, në Japoni ka filluar të vdesë rregulli i martesës omai (kur prindërit zgjedhin nusen ose dhëndërin për fëmijën e tyre).
Kjo nuk do të thotë se dashuria nuk është një ndër faktorët kryesorë për për çiftet japoneze. Sipas statistikave, shkalla e divorcit në Japoni është në rritje, që do të thotë se japonezët kanë filluar t’ia kthejnë shpinën martesave tradicionale. /Arbresh.info
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës