Ne të gjithë diskutojmë përvojat tona seksuale nga koha në kohë, por si e dini nëse miqtë tuaj janë me të vërtetë të sinqertë kur ju tregojnë se sa kohë kalojnë nën çarçafë.
Sipas një studimi një seancë seksi e një britaniku mesatar zgjatë rreth 19 minuta, transmeton portali arbresh.info.
E zbërthyer më tej kjo tregon se 10 minuta janë paralojë ndërsa nëntë minuta marrëdhënie, sipas hulumtimit me 4,400 njerëz.
Gjysma e çifteve të anketuar (52 për qind) zbuluan se seksi zgjatë aq sa ata do donin, por 23 për qind e burrave dhe 15 % e grave do donin të mos përfundonte aq shpejt.
Studimi gjithashtu zbuloi se për shkak të presioneve të kohës, çiftet po duhet të kënaqen më një “të shpejtë” 21 për qind të kohës.
Afërsisht një çerek (24%) e pranuan që do dëshironin që marrëdhëniet të zgjasnin rreth gjysmë ore, dy të tretat thanë që donin të zgjaste të paktën 15 minuta./Arbresh.info
Besim Hasani garon për deputet në listën e PDK-së
Nesër fillon “Java Kundër Korrupsionit 2025”
Përfundon regjistrimi i diasporës, mbi 70 mijë të regjistrua...
Hegseth: Gjermania, aleate shembull për shpenzime në mbrojtj...
Slot mund të shkarkohet, një legjendë e klubit mund të bëhet...
Berat, 37-vjeçari dërgohet në spital i plagosur me armë zjar...