Sipas Alessandra Graziottin doktoreshë dhe drejtoreshë e qendrës se gjinekologjisë në San Rafafele di Milano, dëshira e një femre është shprehje e energjisë vitale të saj e orientuar për nga dëshira seksuale.
Bazuar në përfundimet e një studimi të qendrës se saj ajo rendit tre faktorët kryesorë që frenojnë dëshirën e një femre për të bërë dashuri.
Mungesa e gjumit. Përgjithësisht femrat janë të shtrënguara të reduktojnë orët e gjumit për shkak të një mijë e një gjërave që ato duhet të bëjnë.
Gjendja e anemisë. Anemia është faktor i rëndësishëm që çon në depresion, dhe ky i fundit renditet në vendin e parë të shkaktarëve që frenojnë lidhshmërinë femërore.
Mungesa e hormoneve, e cila sipas saj është në bazën e mungesës se dëshirës femërore për seks. Për ta ilustruar, ajo përdor edhe një metaforë, sipas së cilës, një femër e re është si një Ferrari pa benzinë.
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës