Edhe pse linjat ajrore bëjnë përpjekje për të mbajtur aeroplanët e pastër, flotat e mëdha nuk arrijnë që të pastrojnë secilin detaj.
Kjo gjendje dërgon në pyetjen që secili nga ne parashtron. Cilat janë vendet më të papastërta në aeroplan?
Sipas një studimi të kryer nga mikrobilogët, tabakatë e ngjitura pas karrikave janë vendi që preket më se shumti nga bakteriet, transmeton arbresh.info.
Gjithashtu, vend i papastër është butoni mbi tualet, por mikrobilogët kanë arritur të bëjnë edhe listën e vendeve të papastërta.
E para nuk do t’ju habisë. Vendi më i papastër ne aeroplan janë banjot dhe lavamanet që gjenden në banjo.
Përafërsisht rreth 50 pasagjerë e përdorin banjon dhe sipas mikrobilogëve, banjo është një nga vendet më të papastërta në aeroplan, shkruan Drexel Medicine, transmeton arbresg.info.
Profesionistët e kujdesit shëndetësor këshillojnë që në aeroplan të mos preken as fletushkat dhe as peshqirët e banjos. Në vend të kësaj ata sugjerojnë që pasagjerët të përdorin peshqir letre edhe kur prekin rubinetin ose tauletin.
Sipas Drexel, një tjetër zonë që duhet shmangur janë pjesa e pasme e karrigeve. Studiuesit kanë ardhur në përfundim që në pjesën e pasme të karrikes bakteriet mund të mbijetojnë deri në një javë.
E treta gjë që duhet shmangur janë revistat.
“Nëse dëshironi të kaloni kohën duke shfletuar një revistë, së pari duhet të mendoni se sa njerëz para jush e kanë prekur atë revistë”, shkruan Drexel, transmeton arbresh.info.
Për të shmangur sëmundjet e ndryshme, mjafton që të keni kujdes edhe kur udhëtoni me aeroplan. /Arbresh.info
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...