Një biznesmen milioner i dha hua një miku të vjetër, pastrues rrugësh 200,000 paundë, por nuk po i merr dot më mbrapsht paratë e tij.
Pasurinë e tij, John Rankin Cornforth, e trashëgoi nga i ati i tij i kamuar. Ai i dha Simon Denyerit qindra mijëra paundë nga viti 2012 e 2014 teksa ai merrej me procedurat e divorcit të tij. Por pastruesi refuzon ta kthejë borxhin, duke ‘detyruar’ ish-mikun e tij ta hedhë në gjyq. Të dy ata njiheshin që nga 1979-ta.
Top Albania Radio shkruan se teksa gjyqi vazhdon, avokatët thonë se nuk ka “dokumente të shkruara” për të provuar se ishte një hua, por Cornforth shpjegoi se nuk kishte kërkuar dicka me shkrim pasi i kishte dorëzuar paratë me besimin se Denyer do t’ia kthente.
Ju risjellim në vëmendje një kuriozitet. Punonte në një fabrikë mishi, mes proshutave dhe bërxollave, për një shifër rreth 500 euro. Një rrogë dinjitoze në Kili, ku minimumi i rrogës është 360 euro, por e pamjaftueshme për të përmbushur çdo dëshirë përtej mbijetesës.
Çdo fund muaji punëtori priste me ankth rrogën e tij, por fati i tij ndryshoi papritmas, kur në llogarinë e tij bankare, pothuajse të boshatisur, u depozituan jo, një dhe as dy, por 330 rroga mujore./tch
Presidenti izraelit bisedon me Papën për luftën me Iranin
Hoti: Çmimi i naftës është rritur 40%, Qeveria po dështon të...
LDK propozon uljen e akcizës dhe TVSH-së për naftën, kërkon ...
Hamza: Rritja e çmimit të naftës po varfëron qytetarët, qeve...
Hajdari: Qeveria ka ndërhyrë aty ku duhej, ulja e TVSH-së dh...
Afati për presidentin, Kurti: Jam në kontakt me Hamzën e Abd...