Është ndërmarrë një anketë e vogël, që ka të bëjë me njohjen e tipareve të shenjave të horoskopit. Këto janë rezultatet e saj, mbi bazën e përvojave personale të të anketuarve, transmeton “Tentenja.com”.
Dashi: Trim, agresiv, kokëfortë, luftarak, direkt, i pëlqen të dominojë.
Demi: Kokëfortë, kokëfortë dhe kokëfortë. Materialist, por shok i mirë, i përzemërt, por edhe eksploziv.
Binjakët: Tipari kryesor – dyftyrësia. Mburravecë, fëmijërorë, të pavendosur, të papërgjegjshëm…
Gaforrja: Emocional, frikacak, familjar, histerik e nga ana tjetër i tërhequr, i prirur për të qarë.
Luani: Narcisoid, egoist, dominues, imponues, mburravec… Njerëz që adhurojnë të jenë në qendër të vëmendjes.
Virgjëresha: Perfeksionist, punëtor, ambicioz, i prirur të merret me imtësi, “i sëmurë” pas rregullit.
Peshorja: Manijakë të selfieve, cilësohen edhe si përbindësha të butë. Kreativë, por edhe vetëkritikë.
Akrepi: I qëndrueshëm, pervers, i prirur për të mbajtur sekrete, i sinqertë, por edhe hakmarrës.
Shigjetari: I shoqërueshëm, me vetëbesim, i pavarur, direkt, i gatshëm ta thotë të vërtetën e hidhur, avanturier që nuk mund të rrijë në një vend.
Bricjapi: Kokëfortë, i ftohtë, i mban në mend të këqijat dhe e do drejtësinë.
Ujori: Me imagjinatë të zhvilluar, intelegjent, kokëfortë, direkt dhe i pavarur.
Peshqit: Të përhumbur, pasivë, të llastuar dhe dembelë. (Tentenja.com)
Aksident i rëndë në Skenderaj, lëndohen gjashtë persona
Simeone pranë historisë te Atletico – mund të bëhet trajneri...
Kërkohet paraburgim për të dyshuarin që vrau vëllain e tij n...
Finalja e Carabao Cup/ Arsenal – Man City, publikohen formac...
Motrave Mustafa u vdes babai
Barcelona merr tri pikë të arta ndaj Rayos – shkëputet edhe ...