Janey Byrne ka jetuar një kohë të gjatë të jetës të saj nën ‘tmerr’, pasi burri i saj i tha që dukesh si mashkull.
Ajo ka bërë pesë operacione plastike, katër apo më shumë implante dhe është operuar nga tre kirurgë të ndryshëm, transmeton portali arbresh.info.

Gruaja në fjalë shpenzoi rreth 20 mijë pound, për t’u dukur sa më joshëse për burrin e saj.
Në vitin 2004 ajo operoi gjintë, pasi burri i saj i tha se ‘nuk i ka më të mëdhaja se të burrave’.

Megjithatë, Byrne ka përjetuar një tmerr të vërtetë, pasi operacionet nuk shkuan edhe aq mirë.
Në vitin 2012, ajo filloi të përjetonte dhimbje të tmerrshme të gjoksit, ndërsa pretendon se fajin për këtë e kanë kirurgët.

Pas gjashtë muajsh të operacionit, ajo kishte vendosur të shkonte në vizitë te mjeku, ku kishte zbuluar se implantet e saj kishin shpërthyer.
Pas dhimbjes që ka kaluar, ajo ka shprehur pendimin e saj që i është futur operacioneve plastike, ndërsa burri i saj ka shprehur ‘se e dashuron atë edhe me gjoks të vogël’ dhe shton se kritikat e tij ndaj pamjes së saj kishin filluar si shaka./Arbresh.info
Berisha: Shqiptarët dhe mbarë bota po pret guximin tonë në p...
Vinicius mund të rinovojë me Real Madridin së shpejti
Radev jep dorëheqje si president i Bullgarisë mes thashethem...
KEK-u padit Janina Ymerin për deklaratat e saj për rrymën në...
Përfundon mbledhja, LDK thërret Kuvendin më 31 janar –...
Kosova ngritet për një pozitë në ranglistën e FIFA-s