Një 47-vjeçare nga Sacramento, California ka përfunduar në koma për shkak të një arsyeje të pazakontë.
Menjëherë pasi ishte hasur me komplikacione, ajo është paraqitur në urgjencë, ku u ka treguar mjekëve se i ishin mpirë duart dhe fytyra, si dhe kishte vështirësi në të folur dhe në të ecur. Simptomat u përkeqësuan edhe më shumë duke bërë që gruaja të binte në koma.
Më pas mjekët dolën në përfundimin se ajo u sëmur prej helmimit nga mërkuri, i cili ndodhej në kremin kundër rrudhave që ajo kishte blerë në Meksikë dhe që e përdorte çdo ditë prej dy vitesh. Departamenti i Shëndetit zbuloi se kremi përmbante një lloj tejet toksik mërkuri, të quajtur metilmërkur.
Niveli prej 5 mikrogramë mërkur për litër në gjak është normal, ndërsa gruaja në fjalë kishte 2630 mikrogramë për litër në trup. Në fakt, mërkuri nuk ishte pjesë e përbërësve të kremit, por i ishte shtuar nga dikush pas blerjes. Sipas autoriteteve, ekziston një rrjet tregtuesish që sjellin produkte kozmetike në të zezë dhe i shesin dorazi.
Hysen Durmishi: Jam i turpëruar nga deklarata e Gecit!
Dua Lipa mbështet mjekët ukrainas, sigurohet një ‘pickup’ pë...
Kurti: Prania e NATO-s në Kosovë, veçmas ajo e ShBA-së, kruc...
Nagavci: Dihen qëndrimet tona për UÇK-në
Lushaku-Sadriu skeptike për rikthimin e bisedimeve të LDK-së...
Tifozët e Mallorcas i dedikojnë një pankartë gjigante Vedat ...