Një grua në Kinë e ka hedhur në gjyq një spital pasi dyshohet se mjekët nuk pranuan t’i ngrinë vezët e saj, sepse gruaja në fjalë është e pamartuar.
Teresa Xu vizitoi Spitalin e Obstetrikës dhe Gjinekologjisë në Pekin vitin e kaluar me qëllim të ngrirjes së vezëve të saj, përderisa në këtë periudhë ajo do të përqëndrohet në karrierën e saj.
Redaktorja e pavarur 31 vjeçare tha se stafi i spitalit i thanë asaj që ta bënte një fëmijë në vend të ngrirjes së vezëve. Ndërsa në një vizitë të dytë, asaj iu tha që nuk mund ta vazhdojë trajtimin.
Kjo çështje është bërë virale nëpër mediat sociale kineze, ku shumë njerëz kanë shprehur mbështetje për zonjën Xu.
Nga spitali nuk kanë pranuar të komentojnë lidhur me rastin./kk/
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...