Ai është një mesazh që zor se mund të gjendet në kartolinat e Shën Valentinit, por studimet më të fundit tregojnë se çiftet që grinden me njëri-tjetrin qëndrojnë bashkë.
Një sondazh i kryer në më shumë se 1.000 të rritur tregoi se, personat që nuk e kanë problem ta shfaqin hapur pakënaqësinë e t’i hyjnë debateve me partnerin, qoftë edhe me tone të larta, kanë 10 herë më shumë mundësi të jetojnë një jetë të lumtur e të shëndetshme, sesa ata që përpiqen t’i anashkalojnë problemet me pretendimin se nuk ekzistojnë, apo se iu druhen pasojave.
“Shumë çifte kanë besimin e gabuar se shmangia e diskutimit mbi çështje të një ndjeshmërie të lartë do t’i bëjë mirë marrëdhënies në çift, – thonë ekspertët. – Por shmangia është gabimi më i madh që ata bëjnë, sepse nuk marrin në konsideratë ndikimin afatgjatë të këtyre veprimeve tek intimiteti, besimi dhe lidhja me partnerin”.
Më shumë se 4 në 5 persona të intervistuar e pranuan se komunikimi i çalë kishte luajtur një rol të ndjeshëm në dështimin e marrëdhënieve të tyre të mëparshme./Top Channel
Thaçi dhuron veturën zyrtare për OVL e UÇK-së së Obiliqit
Kurti dhe Vitia nesër vizitojnë Odën e Mjekëve të Kosovës
Guterres thirrje Iranit: Dialogu i domosdoshëm për të shmang...
KQZ po planifikon ta përmbyllë rinumërimin nesër
Debati i ashpër me Rogertin, Gimbo shpërthen në lot në dhomë...
Skandaloze: Tifozët e Celta Vigos shpalosin flamurin e Kosov...